Figo: Ishte lehtë ta lë Barçën

Mesfushori legjendar, Luis Figo, ka thënë se ai nuk ka menduar dy herë për t'u larguar nga Barcelona kur ka marrë ofertën e Real Madridit në vitin 2000. Portugezi i cili është i urryer shpirtërisht nga tifozët e Barcelonës, pas kalimit sensacional te Real Madridi, thotë se ai nuk është penduar dhe madje do ta bënte këtë edhe një herë."Në atë moment, nuk isha i kënaqur me vlerësimin tim te Barcelona. Unë e pata rastin dhe nuk mendova dy here. Nuk jam ndjerë i vlerësuar për atë që i kisha dhënë klubit. Për aq shumë kohë bëra më të mirën time për klubin dhe më pas dëshira ime për t'u larguar u bë realitet".Më pas ai theksoi se sic do profesion në botë edhe futbolli është një biznes kush jep më shumë të merr."Kështu është në çdo profesion, nëse trajneri nuk ju vlerëson dhe nëse keni mundësi më të mirë, sigurisht se e shfrytëzoni. Dhe kështu edhe ndodhi largimi im", ka deklaruar Figo.El Clasico i parë i këtij sezoni zhvillohet këtë të shtunë nga ora 18:00. Me fitoren e mundshme të blaugranve diferenca do të shkonte në kuotën e katër pikëve.