Shkarkohet Nevil Dede, në krye të bardhebluve do të jetë Alpin Gallo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2013, 16:53
Një ditë pas humbjes 1-0 ndaj Albpetrolit në Patos, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Shqipërisë, drejtuesit e Tiranës kanë pezulluar nga detyra trajnerin Nevil Dede.Njoftimi për pezullimin e Dedes ka mbërritur pak pas mesditës së enjte dhe konfirmohet edhe nga administratori i deleguar i bardhebluve, Krenar Alimehmeti, i cili njoftoi edhe emrin pasues të Dedes, që do të jetë Alpin Gallo.Ndërkohë, vetë trajneri Dede, deklaron se nuk ka marrë ende një shkresë zyrtare nga klubi për vendimin e pezullimit të tij.Skuadra e Tiranës prej muajsh noton në një situatë kaotike e trashëguar që nga sezoni i kaluar. Megjithë optimizmin e drejtuesve të rinj, nisja e sezonit të ri ka rezultuar zhgënjyese për bardheblutë.