CR7 ngjitet në podin e Champions League

Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë me një rregullshmëri të frikshme. Ylli portugez i Real Madrid është kryegolashënuesi aktual i Champions League me 7 gola në 3 ndeshje, ndërsa në La Liga numëron 8 gola. Falë dopietës së djeshme kundër Juventus, Ronaldo ka kaluar Rudd Van Nistelroy në klasifikimin e përgjithshëm të golashënuesve të Champions-it duke patur përpara vetëm Lionel Messin dhe Raul Gonzalez. Edhe Didier Drogba dhe Zlatan Ibrahimoviç, me golat e shënuar dje kundër Copenaghen dhe Anderlecht kanë shtuar numrin e golave të tyre në këtë klasifikim.Në vendin e parë është legjenda e Realit, Raul Gonzales që ka shënuar 71 gola në kompeticionin më prestigjoz. Ai ndiqet nga Leonel Messi me 63 gola, por me vitet që ka përpara është thuajse çështje kohë që Argjentinasi të rrëmbejë vendin e parë në renditje. Një vend në pod ka për Kristiano Ronaldon që me 7 golat e shënuar në këtë fillim sezon ka arritur kuotën e 57 golave. Më pas lista vazhdon me bomberin holandez, Rud Van Nisteroi, Tierri Henri, Alfredo Di Stefano, Andri Shevcenko, dhe Eusebio.Një gjë është e sigurt, që Ronaldo dhe Mesi po shkruajnë dita-ditës historinë e futbollit duke lënë gjurmë të pashlyeshme në futboll.