Shalke kërkon Loret Sadikun
Paraqitjet e shkëlqyera që Sadiku ka zhvilluar në kampionatin suedez me Helsingborg nuk kanë mbetur pa u vëzhguar nga gjermanët e Shalke 04.Skuadra e madhe gjermane ka shprehur interesimin për lojtarin e talentuar prishtinas dhe synon ta marrë si përforcim për mbrojtjen që nga muaji janar. Lajmin për mediat e kanë konfirmuar edhe burime pranë lojtarit."Për Loretin këto kohë ka mbërritur një interesim nga gjermanët e Shalke 04. E vlerësojnë shumë dhe në merkaton e muajit janar pritet të zyrtarizojnë ofertën e tyre", është shprehur miku i Sadikut.Në anën tjetër, këtë lajm nuk e ka mohuar as vetë lojtari, që duke folur për gazetën sportive “Arena” ka konfirmuar se me të tilla situata merret ekslusivisht menaxheri tij."As nuk mund ta konfirmoj dhe as nuk mund ta mohoj interesimin e Shalke për mua, pasi me këtë pjesë merret menaxheri im. Nuk jam në dijeni të së ardhmes time, pres të mësoj diçka më shumë në muajt në vazhdim", është shprehur lojtari Helsinborgut.Në 9 ndeshje të zhvilluara deri më tani gjermanët kanë pësuar 19 gola, duke pasur një nga mbrojtjet më të dobëta në gjermani dhe Europë. Sadiku do të ishte një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Slomkas.