Juventus mundet nga Kristiano Ronaldo
Juventusi është hedhur sërish në tapet dhe këtë herë për këtë gjë ka menduar Kristiano Ronaldo. Ylli portugez me dy golat e tij arriti të mund bardhezinjtë duke thelluar akoma më shumë krizën e skuadrës së Antonio Kontes. Duke parë takimin, rezultati është i padrejtë dhe i kushtëzuar edhe nga disa episode nga gjyqtari gjerman Grafe. “Zonja e vjetër” luajti për një pjesë të lojës me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Kielinit.Miqtë e nisën më mirë takimin me anë të një tentative të Markizios, po Kasijas ishte në gadishmëri duke reaguar shpejtë. Më pas galaktikët reagojnë dhe shënojnë që në aksionin e parë me anë të Kristiano Ronaldos që merr një top magjik nga Di Maria. Portugezi shmang lehtësisht Bufonin dhe e dërgon topin në rrjetë.Bardhezinjtë nuk dorëzohen dhe luajnë mjaftë mirë në minutat në vijim duke kontrolluar lojën, ndërkohë që vendasit luajnë vetëm me anë të kundërsulmeve. Këmbëngulja e madhe e miqve u shpërblye në minutën e 22-të, kur pas një goditje me kokë të Pogba, Kasijas grushton topin që përfundon te Jorente. Sulmuesi spanjoll di shumë mirë që ta dërgojë topin në rrjetë në "Santiago Bernabeo" duke heshtur gjithë tifozerin.Pas vetëm 7 minutash gjyqtari pas porte vëren një ndërhyrje të gabuar të Kielinit ndaj Serxhio Ramos. Nga pika e bardhë Kristiano Ronaldo shënon golin e dytë personal dhe të 7-in për këtë sezon. Mbrëmja e errët për mbrojtësin Kielini vazhdon edhe në pjesën e dytë kur gjermani Grafe çuditërishtë shikon një ndërhyrje të gabuar të Kielinit duke e ndëshkuar me karton të kuq.Me gjithë inferioritetin numeric, skuadra e Antonio Kontes luan më mirë duke krijuar edhe raste të rrezikshme. Nga ana tjetër vendasit edhe pse me një futbollist më shumë janë të përgjumur në fushën e lojës, dhe ku më i dobëti është francezi Benzema. Deri në fund të dyja ekipet kërkuan golin tjetër por që nuk ja dolën dot.Bardhezinjtë tashmë rrezikojnë dhe skualifikimin pas fitores së Gallatasarait në ndeshjen tjetër të grupit B ndaj Kopenhagen. Skuadra turke fiton 3-1. Goli i parë u shënua nga ish-lojtari i Juventusit, Felipe Melo, që shënon një gol të bukur me kokë. Më pas Shnajder në minutën e 38-të dhe Drogba në të 45-ën ishin autorët e golave ndërsa miqtë u mjaftuan me golin e flamurit të shënuar nga Klodemir, dy minuta nga fundi.Pas tre takimeve të para Reali është në krye me pikë të plota, Gallatasarai ka katër pikë ndërsa Juventusi vetëm 2.