Ibra show, PSG nuk ndalet në Evropë
PSG duket se këtë sezon por merr si një stërvitje marjen pjesë në Ligën e Kampioneve.Kampionët e Francës kanë shkatërruar me rezultatin 5-0 Anderlehtin ku spikatën katër golat spektakolar të Zlatan Ibrahimovic. Ylli suedez që në 45 minutat e para shënon triplet duke shokuar miqtë që detyrohen të shikojnë spektakël në portën e tyre. Kamiski e nxjerrë për herë të parë topin nga porta e tij në minutën e 17-të ku Ibra thjeshtë sa jep sinjalin e parë me një gol. Pas 5 minutash gjigandi suedez realizon një gol akoma më të bukur pas një prekje me thembër. Ndërsa magjia do të vinte në minutën e 36-të ku Zlatan Ibrahimovic shënon një gol që ja vlen ta shohësh me qindra herë. Goditja është aq e fortë sa ka arritur edhe 117 km/s.Anderlehti është inegzistentë në fushën e lojës, ndërsa në minutën e 52-të detyrohet ta nxjerrë topin nga porta për herë të tretë. Këtë herë shënon Edison Kavani. Pak minuta më vonë Thiago Silva jep një top te Ibrahimoviç që këtë herë me një të djathtë e dërgon topin në cepin e portierit mik.Sfida tjetër e grupit C mes Benfikës dhe Olimpikaosit ka përfudnuar e barabartë 2-2. Goli i parë u shënua nga miqtë në minutën e 29-të me anë të Domunguez ndërsa barazimi do të vinte vetëm 7 minuta nga fundi me anë të Oskar Kardozos.Pas 3 takimesh grupi C kryesohet nga PSG me pikë të plota 9, i ndjekur nga Olimpiakos dhe Benfika me nga 4 pikë.