Fitojnë United dhe Leverkusen

Filllimi i dobët në Premier League duket se nuk ka asnjë influencë te United në Ligën e Kampioneve.Skuadra e drejtuar nga Devid Mojes, mori një fitore në shifra minimale por shumë të vlefshëm ndaj Real Sociedadit. Goli i vetëm u shënua nga një lojtarë i ekipit kundërshtarë Martinez që në minutën e 2-të, i cili ishte i pafatë në tentativën për të larguar topin. Goli i parë që në minutat e para duket se i dha më shumë zemër vendasve që tentojnë të shënojnë një tjetër gol por nuk mundën.Nga minuta e parë pritej debutimi i Januzaj, por kjo gjë nuk ndodhi pasi në lojë u hodh Kagava. Sfida në pjesën më të madhe të saj u dominua nga djajtë  e kuq, që bën një qarkullim të mirë të topit duke krijuar edhe raste shënimi. Kagava ishte në formë të shkëlqyer duke dhuruar topa mjaft të mirë për shokët e ekipit. Nga ana tjetër, Real Sociedad reagoi me shumë gjatë fraksionit të dytë të lojës, por David De Gea ishte në lartësinë e duhur për të shmangur çdo të papritur.Ndërkohë po në këtë grup, Bajern Leverkusen mori një fitore të thellë ndaj Shahtjorit. Në "Bayer Arena" skuadra e Sami Hipia shkatërroi totalisht kundërshtarin. Goli i parë u shënua nga Kisling. Më pas golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë nga Rolfes, Sem dhe një tjetër gol i KIisling.Pas tre takimesh, Grupin A e kryeson Manchester United me 7 pikë, e ndjekur nga Leverkusen me 6, dhe Shahtjori me 4. Sociedad deri tani nuk ka marr asnjë pikë.