"Grupi i Ferrit", fitojnë Dortmund dhe Napoli

“Grupi i Ferrit” në Uefa Champions League vazhdon të jetë i ndezur. Mbrëmë janë zhvilluar takimet e treta duke prodhuar fitore për ekipet mike. Nënkampionët e Evropës, pa trajnerin e tyre në stol, triumfuan ndaj topçinjve me një rezultat 1-2, fal një goli të  Levandovskit.Sulmuesi polak i shumë dëshiruar në Britani u ka dhuruar surprizën më të keqe të mundshëm tifozerisë vendase. Polaku i përfolur për një të ardhme në Angli, duke shënuar në minutën e 82-të, merr një krosim nga Kuba.  Fillimisht i pari që realizoi ishte lojtari më i mirë armen që po shkëlqen këtë sezon, Mkihtaryan, por goli i këtij të fundit u arrit nga francezi Giroud që barazpeshoi shifrat. Napoli nuk e fal Olimpik Marsejën, duke e parë si viktimën e saj kryesore në grupin e ferrit për të bërë pikë.Ekipi Benitez pas një dominimi në lojë dhe shumë raste të shpërdoruara, gjen golin e shumë pritur me Callejon, që shënon një gol fantastik. Suksesi i napolitanëve nuk ka përfunduar sepse në pjesën e dytë, Duvan Zapata shënon golin e tij të parë me fanellën e kaltërt duke blinduar tre pikët për Napolin.Marseja ngre flamur vetëm në fund duke shkurtuar diferencën në 1-2 pas golit të dytë. Situata në këtë grup është e komplikuar pasi të gjitha ekipet janë në të njëjtën kuotë pikësh me nga 6 secila.