Messi dhe Robinjo vendosin "paqen"

El Klasiko e Ligës së Kampioneve që është kthyer në rit këto tre vitet e fundit, mes Milanit dhe Barcelonës ka përfunduar në një barazim 11.Skuadra e Alegrit tregoi një test të vërtetë pjekurie duke befasuar Barcelonën dhe duke demostruar një formë shumë të mirë edhe pse në fushën e lojës në vijën e  parë ishte Robinjo dhe jo Baloteli. Kuqezinjtë ishin superiorë në minutat e para dhe shumë shpejtë arritën te goli i avantazhit.Robinjo mori një asist nga Kaka që dukej si në kohët e  tij më të mira për të mposhtur Valdes në minutën e  9-t. Milan edhe në vazhdim ishte shumë e rrezikshme deri në momentin që miqtë goditën me anë të një kundërsulmi, ku "Pleshti" gjet një hapësirë të vogël në zonë  për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e 23-të. Blaugranët dominuan në mbajtjen e topit dhe krijuan edhe raste të pastra me Aleksis Sancez dhe Neymar por nuk mundën të gjejnë një tjetër gol, ndërkohë rast të pastër pati dhe Mekses.Në fillim të pjesës së dytë, Robinho kishte një shans të artë për të shënuar golin e  dytë por këtë herë nuk u tregua i ftohtë përballë Valdes. Nga ana tjetër, Iniesta u shfaq shumë i rrezikshëm përballë Amelias që tregoi reflekse të mira. Deri në fund të dyja ekipet do të luanin një lojë të barabartë për të vulosur një paqe mes tyre.Një sfidë shumë interesante ishte edhe ajo mes Sëlltikut dhe Ajaksit që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1. Goli i parë u shënua nga pika e bardhë nga Forrest. Ndërsa Kayal me fillimin e së dytës shënon golin e  dytë. Shone në fund do të shënojë vetëm golin e flamurit.Pas këtyre ndeshjeve, Barcelona ka shtatë pikë në krye të grupit, Milani numëron pesë pikë,ndërsa Sëlltiku vetëm tre.