Chelsea shkatërron Shalken

Chelsea ka arritur të dalë me tre pikë të plota në sfidën ndaj kryesuese së grupit Shalkes.Blutë e Londrës realizuan 3 herë në “Veltis Arena” duke shokuar vendasit. Skuadra e Zhoze Murinjos shënoi shumë shpejtë që në minutën e 5-t, kur pas një harkimi nga këndi të Lampard, Ivanovic kërceu më lartë për ta dërgoi topin drejt Fernando Torresit dhe spanjolli i kaloi Blutë në epërsi . Reagimi i vendasve do të vinte menjëherë me anë të një goditje të fuqishme të Boateng por topi pritet mjaftë mirë dhe Peter Ceh e dërgon topin në goditje këndi. Më pas portieri çek do të vihej edhe njëherë në provë ndërsa 45 minutëshi i parë u mbyll me fitoren minimale të miqve.Mbrëmja e mirë e Torres vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Spanjolli fillimisht godet shtyllën me kokë ndërsa më pas gjen dhe golin e dytë personal në minutën e 69-të. Pas një tjetër kundërsulmi në fund do të jetë Hazart që shënoi dhe golin përfundimtar për ti dërguar shifrat në 3-0.Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Steaua Bucuresti dhe Baseli janë ndarë në një barazim 1-1. Miqtë do të jepnin fillimisht sinjalin e parë duke goditur shtyllën, ndërsa në pjesën e dytë shënojnë një gol shumë të bukur me anë të Marselo Diaz. Anxhelo Martins nuk pajtohet me këtë rezultat duke shënuar në fund për ekipin vendas duke barazuar rezultatin. Pas javës së tretë, Chelsea dhe Schalke kanë nga gjashtë pikë, ndërsa Baseli ka katër pikë.