Atletiko Madridit me pikë të plota
Atletiko Madridit në grupin G, pret pothuajse që në xhiron e parë biletën për në 1/8 duke fituar dhe ndeshjen e tretë përballë Austria Vjenës.Në kryeqytetin austriak, skuadra e Diego Simeones ka arritur edhe fitoren e tretë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Viktimë e radhës ishte Austria Vjena që pësoi para tifozëve të vetë me rezultatin 0-3. Klubi spanjoll vazhdoi me paraqitjet e mira duke shënuar dy herë në pjesën e parë. Raul Garcia përfitoi fal një rrëmuje në zonën e kundërshtarëve.Ndërkohë, i shumëpërfoluri dhe ende pa një kombëtare, Diego Kosta, nuk di të ndalet pasi shmang lehtësisht mbrojtjen mike dhe dërgon topin në rrjetë. Ndërkohë që në pjesën e dytë braziliani shënon dhe të tretin dhe Los Colchoneros tashmë mund të bëjnë gjumin e qetë në rrugën e tyre drejt 1/8.Zeniti i Shën Petërburgut më në fund arrin të fitojë duke shfrytëzuar superioretetin numerik që prej minutës së pestë përballë Portos. Golin e fitores për rusët e shënon Kerzhakov, që rikthen në garë skuadrën e Spaletit për kualifikimin. Ndërkohë duhet theksuar që vendasit goditën dy herë tranversën por nuk mundën të gjejnë rrugën e rrjetës. Në këtë grup Atletiko Madrid është në krye të renditjes me pikë të plota 9 si asnjë ekip tjetër deri më tani në këtë fazë të grupeve.