Juventus sfidon Realin në "Santiago Bernabeo"

Sonte në mbrëmje në "Santiago Bernabeo" do të zbresin dy gjigandë të futbollit botërorë.Juventusi i Antonio Kontes do të kërkojë me çdo kusht një rezultat pozitiv për të synuar vazhdimin e aventurës në Evropë pasi në dy takimet e para është frenuar vetëm në barazime. Sfida e tretë në fazën e grupeve në fakt do të jetë një ndeshje më shumë pjekurie dhe dëshmie se ku janë vërtet bardhezinjtë në këtë sezon me shumë ulje ngritje.Historia në fakt është me Zonjën e Vjetër që gjithmonë ka arritur të nxjerrë ndeshje të mëdha në “Bernabeo” apo edhe në Torino. Ndërsa në krahun tjetër Reali është i qetë pasi ka dy fitore në grup dhe takimin e sotëm më shumë e shikon si një sfidë prestigji. Trajneri Juventusit Antonio Conte sonte me shumë mundësi do të ndryshojë edhe rreshtimin në fushën e lojës. Me shumë mundësi bardhezinjtë do të luajnë me skemën 4-3-1-2.Kështu në portë do të jetë Bufon, në mbrojtje do të luajnë Kielini, Bonuci, Barzajli, dhe Kaseres, në mesfushë do të jetë treshja Pogba, Pirlo dhe Pogba ndërsa Markizio do të mbështesë dyshen e sulmit që do të përbëhet nga Tevez dhe Jorente.Një fakt shumë interesant sonte është që do të ketë një duel mes dy trajnerësh italian. Anceloti ka drejtuar Zonjën për dy sezone ndërsa Konte si nxënësi i tij do të kërkoj ta thyejë. Në fushën e lojës do të jenë 11 Champions 9 të Realit dhe 2 të Juventusit, ndërsa po ti kapësh shifrat e futbollistëve janë stratosferike, duke filluar me dyshen 50 milionëshe Pogba dhe Vidal e duke kaluar në atë dhjetra milionëshe të Ronaldos apo edhe Bejl që sërish nuk do të luaj.Galaktikët me shumë mundësi do të hedhin në fushë këtë formacion: Në portë do të jetë Kasijas, në mbrojtje: Marselo, Ramos, Varene, Karvahal, në mesfushë Kedira Ilaramendi dhe Izko, ndërsa në vijën e parë të sulmit do të jenë Di Maria, Ronaldo dhe Benzema. Fakt shumë interesant është që Kasijas ka fituar vetëm dy herë ndaj Juventusit. Në sezonin 2008-2009, Reali u mund dy herë në Torino 2-1 ndërsa në Madrid 2-0. Në atë kohë legjenda Aleks Del Piero ngriti në këmbë gjithë “Santiago Bernabeon”. Sot ai nuk është por në fushë janë yje të tjerë dhe spektakli me siguri që është i garantuar.