Anulimi i konçensioneve, Mima: Jo për transparencë, por për përfitime

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimet e qeverisë për anulimin e vendimeve të qeverisë Berisha. Përmes një deklarate për mediat, ish-ministri i Ekonomisë dhe deputet i PD, Florion Mima, tha se Rama me këtë akt konfirmoi se për të 23 Qershori është data 0, dhe se pas kësaj date gjithçka e miratuar, pavarësisht se me procedura ligjore e transparence të plote, do të ç’bëhet.“Ashtu siç kishim paralajmëruar, Qeveria e Rilindjes, vijoi dje me anulimin e shumë koncesioneve në hidroenergjetikë, procedurat e të cilave kishin muaj e ndoshta edhe vite që kishin nisur e që kishte qëlluar të miratoheshin në mbledhjet e fundit të qeverisë së mëparshme. Zoti Rama, me këtë akt, konfirmoi se, për të, 23 Qershori është data 0, dhe se, pas kësaj date, gjithçka e miratuar, pavarësisht se me procedura ligjore e transparence të plote, do të ç’bëhet. Partia Demokratike ka qenë e para që e ka inkurajuar qeverinë e re që të hulumtojë e investigojë me lupë në dorë çdo koncesion, leje a privatizim të aseteve publike, por fakti që kjo nuk ndodh, por qeveria zgjedh rrugën e anulimit bazuar vetëm në datën 0, na jep arsye të forta për të besuar se i vetmi qëllim është që subjektet të cilat u prekën dje, por edhe të tjerë që do të preken në ditet në vijim, të fillojnë të vendosin kontakte me zyrat speciale a me persona të caktuar afër qeverisë” tha ai.Partia Demokratike inkurajon dhe trimëron të gjithë investitorët të qëndrojnë fort e të mos thyhen përballë asnjë presioni korruptiv, vijoi më tej Mima, duke i siguruar se ligjshmëria do të fitojë mbi çdo përpjekje për të nënshtruar ligjin me akte të pastra korruptive e abuzive dhe te nxjerra në shpërdorim të pastër të detyrës zyrtare.