Bie niveli i liqenit të Fierzës, shpresat tek reshjet

Niveli i i ujrave të liqenit të Fierzës vazhdon të bjerë dhe sot arrin në 281,10 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky tregues ishte 262 metra.Burime nga salla e komandës së hidrocentralit  bëjnë të ditur se, "niveli i ujrave të liqenit të Fierzës, mëngjesin e sotëm është 281,10 metra ndërsa prurjet e ujit janë vetëm 60 metër kub në sekondë".Specialistët mendojnë se me nisjen e reshjeve të shiut mund të përmirësohet ndjeshëm situata në liqenin e Fierzës,  që shërben si rregullator edhe për liqenet e hidrocentraleve të Komanit e të Vaut të Dejës.Liqeni i Fierzës ka një gjatësi prej rreth 75 kilometrash  dhe lag brigjet e rretheve të Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Pukës. Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij 296 metra mbi nivelin e detit, dhe ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2,7 miliard metër kub ujë.Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës pikë e vdekjes, në 242 metra ka një kapacitet ujëmbajtës prej 1,2 miliard metër kub ujë,që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.