Lame te ALUIZNI, Tabaku: Rama shpërbleu donatorin e Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2013, 11:18
Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së, deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas emërimit të Artan Lames në postin e kryetarit të ALUIZNI-t.Në një postim në profilin e saj në Facebook, Tabaku e cilëson emërimin si një shpërblim të Ramës ndaj Lames.“Artan Lame para disa ditësh tha me bujë të madhe se ishte një nga donatorët në rikonstruksionin e Kryeministrisë. Mbrëmë donatori u shpërblye me postin e drejtorit të Aluiznit? Çfarë do ju japë Rama donatorëve të tjerë?”-shkruan ajo.