Shtyrja e ligjit, KE mbështet ndryshimet: Janë teknike, të bëhen në qetësi

E ndërsa në vend është tensionuar situata e klasës politike me vendimin e qeverisë së majtë vetëm një ditë më parë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për statsusin e nënpunësit civil, Brukseli zyrtar mirëpret këtë vendim. Në një deklaratë për mediat Zëdhënësi i Komisionerit Europian Stefan Fyle, Peter Stano, e vlerësoi aktin normativ të qeverisë si një hap për të shmangur boshllëkun ligjor që do të krijohej nga hyrja në fuqi e ligjit.“Qeveria ndërmori hapa për të shmangur boshllëkun ligjor që do të krijohej nga hyrja në fuqi e ligjit. Amendimi teknik që u mor dje është thjesht teknik dhe nga pikëpamja jonë këtu s'ka ndonjë çështje. Rëndësia e këtij ligji mbetet e njëjtë dhe ai do të zbatohet pasi të kenë hyrë në fuqi aktet nënligjore” tha ai.Peter Stano tha se deri në përfundimin e amendamenteve teknike, Komisioni mirëpret përdorimin e ligjit të vitit 1999.“Presim një proces të qetë për të kaluar ndryshimet që janë thjesht amendamente teknike.Komisioni mirëpret përdorimin e ligjit të vitit 1999” përfundoi ai.Të hënën mazhoranca e re qeverisëse nuk u tërhoq nga qëndrimi i artikuluar disa ditë më pare për ligjin e nëpunësit civil. Në mbledhjen e qeverisë ky ligj u diskutua i pari ndër 33 vendime që janë prodhuar nga Këshilli i Ministrave nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.Nëpërmjet një akti normativ qeveria vendosi ndryshimin e nenit 70 dhe 72. Akti normativ bën që ky ligj të hyjë në fuqi më datën 1 tetor 2013, siç ishte parashikuar, por e fillon efektin e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi, që do të thotë se për gjashtë muajt e ardhshëm qeveria do të operojë me ligjin për statusin e nëpunësit civil miratuar në vitin 1999.Ndërkaq kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kritikoi vendimin e të hënës së qeverisë socialiste që shtyu me 6-muaj hyrjen në fuqi të Ligjit për Nëpunësin Civil. Kreu i Partisë Demokratike i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit që të ndërhyje, sipas tij, për të mos prishur konsensusin e arritur.