Presidenti i RTV "Ora News" Ylli Ndroqi vizitë në Kuvajt
Presidenti i Ora News, Z.Ylli Ndroqi ka nisur vizitën zyrtare treditore ne Kuvajt, duke vendosur urat e bashkëpunimit mediatik mes rrjeteve televizive të dy vendeve.Dita e parë e vizitës i ka rezeruar Presidentit të Ora News një axhendë të ngjeshur takimesh, të cilat kanë nisur me Ministrin e Informacionit, Selman Sabah Al-Sabah dhe zevendesMinistrin e Informacionit Z. Salah Mansour.
Ministri i Informacionit, Selman Sabah Al-Sabah i ka shprehur z.Ndroqi kënaqësinë për këtë takim dhe njëherësh ka premtuar se shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë, me misionin për të thelluar bashkëpunimin në fushën mediatike, në veçanti, me rrjetin mediatik Ora News.
Nga ana e tij, z.Ndroqi i ka shprehur Ministrit të Informacionit mirënjohjen ndaj qeverisë kuvajtjane për një sërë investime që ka realizuar në vendin tonë, veçanërisht levrimin e fondit prej me shume se 10 milione euro per rikonstruksionin e sheshit Skenderbej ne kryeqytetin shqiptar.
Ndërkohë në takimin me zevendes.Ministrin e Informacionit Z. Salah Mansour Mubarak Al-Mubarak z.Ndroqi kanë rënë dakord se është koha që Kuvajti dhe Shqipëria të njihen me resurset e gjera në fushën e turizmit që ofrojnë dy vendet.
Në këtë kuadër, ne mediat shqiptare do të transmetohet një spot televiziv që pasqyron atraksionet tursitike në Kuvajt, ndërsa edhe në Kuvajt mediat vizive do të anonçojnë një spot që reklamon bukurite turistike shqiptare.
Më tej, destinacioni i Presidenti të Ora News, ka qenë televizioni shtetëror i Kuvajtit, ku ai ka mundur të njihet me investimet në kete TV, me studiot në te cilat emeton televizioni, por edhe 6 programe radiofonike, pjesë e kesaj mediaje.
Z.Ndroqi gjithashtu ka dhënë një interviste në edicionin e lajmeve në TV shtetëror, ku ka shpalosur interesin për të thelluar bashkëpunimin me Kuvajtin në sektorin mediatik dhe atë turistik.
Presidetit të Ora News iu rezervua një takim edhe nga Kryetari i Agjensise se Lajmeve te Kuvajtit (KUNA) Sheikh Mubarek Al Dauaij Al Sabah.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare ne Kuvajt, Presidenti i Ora News do të zhvilloje takime me Kryetarin e Dhomes se Tregtise dhe Industrise Z. Ali Thenjan Ganem dhe Kryetarin e Fondit te Kuvajtit per Zhvillim Ekonomik Z.Abdul Wahab Ahmad Al Bader.Zoti Ndroqi udhëtoi për në Kuvajt, me ftesë të Ministrit të Informacionit, ftesë e cila iu dorëzua nga ambasadori i Kuvajtit në vendin tonë, Shkëlqesia e tij Najeb Abdurrahman al Bader.
Kjo është vizita e parë që Presidenti i RTV "Ora News" Ylli Ndroqi zhvillon në shtetin e Kuvajtit dhe ka si qëllim zhvillimin e marrëdhënieve në nivele më të larta, të bashkëpunimit në fushën e medias ndërmjet dy vendeve.
Kjo vizitë do ti shërbejë thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve historike që lidhin dy vendet tona në të gjitha fushat.









