Rama zhvillon mbasdite konferencën e parë online si kryeministër

Edi Rama do të mbajë sot konferencën e parë online si kryeministër i vendit.Konferenca ishte planifikuar të zhvillohej në orën 12:00 por kryeministri ka njoftuar në rrjetin social "Twitter" se ajo është shtyrë për në orën 18:00."Duke qënë se ka shumë pyetje po edhe disa kërkesa, mbase me të drejtë, që konferenca të bëhet mbasdite, atëherë po e lëmë në orën 18.00 sot" shkruan Rama.Gjithashtu Rama fton të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e kësaj konference online, me pyetjet e tyre.