Mungesë elektrike në Himarë, shkak një defekt në linjën Smokthinë-Kuç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2013, 09:10
Një defekt në linjën 35 KV Smokthinë-Kuç ka lënë pa energji elektrike bashkinë Himarë dhe komunën e Kuçit të rrethit të Vlorës.Si pasojë e këtij defekti, banorët e këtyre zonave kanë që nga mbrëmja e djeshme pa energji elektrike.Kompania CEZ Shpërndarje në një njoftim të saj thekson se punonjësit e mirëmbajtjes së rrjetit po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike në këto zona.