Kohë të vështira për HEC-et mbi Drin, bie niveli në liqenin e Fierzës, shpresat te reshjet
Niveli i i ujrave te liqenit te Fierzes vazhdon te bjere dhe sot arrin në 281,10 metra mbi nivelin e detit, nderkohe qe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky tregues ishte 262 metra.Burime nga salla e komandës së hidrocentralit bëjnë të ditur se, "niveli i ujrave të liqenit të Fierzës,mëngjesin e sotëm është 281,10 metra ndërsa prurjet e ujit jane vetëm 60 metër kub në sekondë".Specialistët mendojne se me nisjen e reshjeve te shiut mund të përmirësohet ndjeshëm situata në liqenin e Fierzës, që shërben si rregullator edhe për liqenet e hidrocentraleve të Komanit e Vaut të Dejës.Liqeni i Fierzës ka një gjatësi prej rreth 75 kilometrash dhe lag brigjet e rretheve të Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Pukës.Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij 296 metra mbi nivelin e detit dhe ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2,7 miliard metër kub ujë.Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës pikë e vdekjes, në 242 metra , ka një kapacitet ujëmbajtës prej 1,2 miliard metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.