Milot, ambulanca përplaset me makinën, humb jetën një 60-vjeçar

Nje autoambluanca qe levizte nga Tirana ne drejtim te Kukesit eshte perplasur me nje autoveture ne autostraden Milot- Rreshen, ku per pasoje 1 person ka gjetur vdekjen, ndersa 2 te tjere jane plagosur.Viktime e ketij aksidenti ka mbetur Preng Mamli 60 vjeç nga fshati Zheje e kurbinit, drejtuesi i autovetures tip “Audi” me targa targa LA 6958 A, ndersa jane plagosur drejtuesi i autoambulances si dhe nje person qe ndodhej ne te, por pas ndihmes se marre ne spitalin e lezhes ndodhen jashte rrezikut per jeten.Aksidenti u shenua rreth ores 16:00, ndersa dyshohet se shkak i tij ka qene nderprerja e rruges ne menyre te menjehershme nga ana e autovetures tip “Audi”.Autoambulanca me targa AA 086 El po transportonte ne drejtim te Kukesit nje te moshuar, e cila sapo kishte dale nga spitali, ndersa ne hyrje te Rruges se Kombit asaj i eshte nderprere rruga nga autovetura qe drejtohej nga 60-vjeçari Mamli dhe perplasja e dy automjeteve ka qene e paevitueshme.