39% e të moshuarve në depresion, të dhënat nga ASHR në ditën e moshës së tretë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2013, 16:51
10% e popullsisë shqiptare është e moshuar. Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve, Autoriteti Shëndetësor Rajonal, deklaron se numri i të mushuarve në vendin tonë ka trend drejt rritjes dhe kjo kërkon masa të reja.Ajo që theksohet në vendin tonë është fakti se 39 % e të moshuarve në vendin tonë vuajnë nga depresioni.Këshillat që japin mjekët në ditën ndërkombëtare të të moshuarve, janë më tepër kujdes në mënyrën e të ushqyerit dhe qëndrimin larg vesit të dyhanpirjes dhe alkoolit,për të pasur një jetë më cilësore.