Ndryshime drejtorësh. Spiropali, Drejtore e Përgjithshme e Doganave, Çela në krye të Postës Shqiptare

Vijon vala e shkarkimeve dhe emërimeve nga Qeveria e re. Emërimi surprizë është ai i kryetares së FRESSH, Elisa Spiropali, në postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, duke zëvëndësuar Flamur Gjymishkën.Ndërkaq Briseida Shehaj është emëruar në postin Drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Tatimore, pasi Gazmir Spahiaj dha dorëheqjen disa ditë më parë.Ardit Çela, sekretar i marrëdhenive me publikun ne LSI është emeruar në postin e Administratorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes njoftoi se “një ndër objektivat kryesorë të ushtrimit të detyrës së tij në mbarëvajtjen e këtij institucioni, Çela do të ketë forcimin e pozitave të Postës Shqiptare si lider në treg, ndërkohë që rritja e gamës dhe cilësisë së shërbimeve, transparenca dhe plotësimi maksimal i kërkesave të klientëve, do të jenë në themel të veprimtarisë së Postës Shqiptare”.Ndërsa siç u mesua dhe një dite me pare, Artan Lame është emeruar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, duke zevendesuar ne kete post Ardian Kollozin