Fondacioni Mbretëresha Geraldinë, rikonstrukton një shkollë në rrethin e Matit
Nxenesit e shkolles 9-vjeçare ne komunen Lis tashme mund te zhvillojne proçesin mesimor ne kushte mjaft komode dhe aq te enderruara nga vete ata.Neqoftese deri dje, godina ku ata zhvillonin mesim dhe ambjenet e saj, nuk ishin aspak te pershtatme,sot fale nje investimi nga fondacioni “Nena Mretereshe Geraldine” dhe investitorit Admir Mulaj ky institucion ka nje pamje krejtesisht tjeter.Te pranishem ne ceremonine e ligjshme te nxenesve merrnin pjese Princi Leka I, Princesha Elia, zevendesministrja e arsimit Nora Malaj,perfaqesues te fondacionit N.M.G si dhe drejtues te pushtetit vendor.Ky ishte nje investim mjaft i rendesishem per zonen, duke patur parasysh faktin se vatrat e dijes ne rrethin e Matit ne pjesen dermuese te tyre nuk ofrojne aspak kushte per zhvillimin e proçesit mesimor.