Ahmetaj: Model të ri zhvillimi, rajoni të paraqitet si një i vetëm në ekonomi
Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë për një model të ri ekonomik. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj gjatë fjalës së mbajtur në Workshopin "Për draft strategjinë e Evropës Juglindore 2020” theksoi se rajoni duhet të ketë një vizion të përbashkët për zhvillimin ekonomik dhe vendet në Ballkan duhet të prezantohen si një i vetëm në ekonomi. Ministri Ahmetaj përcaktoi si sfidë "Qeverinë në shërbim të Qytetarit".Ndërkohë që Sanjin Arifagic, Koordinator i Këshillit Për Bashkëpunim Rajonal bëri apel për luftë ndaj korrupsionit, si e vetmja mundësi për zhvillimin e biznesit në rajon.“Lufta ndaj korrpusionit është një çështje shumë shumë e rëndësishme.Të gjitha vendet duhet zhvillojnë një luftë të përbashkët ndaj korrupsionit në mënyrë që të promovojnë një mjedis më të përshtatshëm për biznesin .Ne po punojmë për iniciativa dhe masa të reja në disa aspekte.Gjithashtu kualifikimet e punonjësve në vendin tonë duhet të jenë të njëjta në menyrë që bashkëpunimi të jetë më i lehtë” u shpreh ai.Në aktivitetin e prezantimit të draft strategjisë së Evropës Juglindore 2020, kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucione të huaja dhe vendase si dhe përfaqësues të biznesit.