Shkarkimet në INSTAT, Shehu: Rama kërkon të manipulojë shifrat
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë e re dhe kryeministrin Rama se po shkatërron institucionet e rëndësishme të vendit.Në një konferencë për mediat, deputeti demokrat Sherefedin Shehu i është referuar shkarkimit të bordit të INSTAT-it duke theksuar se me këtë vendim kryeministri Rama synon të ketë gjithçka nën kontroll.“Qeveria e re ka fillur një proces shkatërrimi në vend të procesit të rilindjes. Vendimi i qeverisë së re është që të tregojë atë që tha Rama në Kuvendin e Shqipërisë “do të shihni pasi kjo nuk është asgjë”. Dhe po shihet se si po shkatërrohen objektet. Dua të denoncoj shkatërrimin e Institutit të Statistikave me shkarkimin e anëtarëve të bortit të këtij institucioni. Arsyeja e shkatërrimit të bordit është që Edi Rama të ketë gjithçka nën kontroll pasi bordi kanë qënë mjaft i kualifikuar” tha Shehu.Sipas tij, me këtë vendim kryeministri Rama synon të manipulojë shifrat dhe statistikat dhe synon të nxijë arritjet e qeverisë së kaluar e cila mbrojti vendin nga recesioni.“Rama ka një qëllim afatgjatë që është shembja e të vërtetave të sotme dhe manipulimi i shifrave të nesërme” shtoi Shehu.