Veliaj me fasonët: Qeveria, subvencion të sigurimeve
Ministri i Mirëqënes Sociale, Erion Veliaj, vizitoi një fabrikë këpucësh në Tiranë, e cila ka mbi 1 000 punëtorë dhe produktet e saj importohen nga tregu i huaj. Veliaj deklaroi se fasonët, të cilët do të marrin në punë sa më shumë persona, përfshi edhe kategorinë e individëve me aftësi të kufizuar, romë e grupe te tjera do të përfitojnë subvencion të sigurimeve shoqerore.“Ajo që ne do të bëjmë është kjo: Për çdo punonjës të ri dhe sasi të konsiderushme punojësish të rinj që bizneset do të punësojnë vitin tjetër ne do të ofrojmë rimbursim të sigurimeve duke targetuar të rinjtë, romët dhe aftësinë e kufizuar. Të gjithë ata që furnizojnë e sjellin makineri për nevoja prodhimi do të përfitojnë nga heqja e TVSH-së dhe gjëja e fundit, do të eksplorojmë, për pasojë të nevojave unike që ka ky treg, ngritjen e një shkolle profesionale për design e modë, pasi është shumë e nevojshme që shumë prej këtyre kostove të mbulohen në Shqipëri”, tha ai.Ministri Veliaj tha se do të nxitet arsimimi profesional në mënyrë që krahu i punës të jetë i përshtatshëm me tregun. Ndërkohë ai premtoi se vitin tjetër do të hapet një shkollë për modën e dizajnin për t’u ardhur në ndihmë këtyre bizneseve.