Gjakmarrja mes Shreta-Llanit, nisi në Mamurras merr fund në Firence

Një spirale e dhunës në mes të dy familjeve, një gjurmë e vrasjeve të përgjakshme një qytet 20 km në veri të Tiranës, në Mamurras, të rrethit të Kurbinit. Përballen në një grindje të së kaluarës mes familjeve Shkreta dhe Llani. Pas një serie kërcënimesh për arsye të vogla, ata më pas kanë vijuar me rrahje.E pikërisht më 5 qershor ai që e paguan me jetë këtë grindje është një fëmijë i pa fajshëm 9-vjecar, i cili vdiq nga një breshëri automatiku. Xhaxhai i cili ishte me të u plagos. Autorët e masakrës u akuzuan dy vëllezër Shkreta, që më pas janë arrestuar. Gjatë funeralit të fëmijës, babai, Jetmir Llani, i cili tashmë është arrestuar nga policia e Firences betohet për hakmarrje, gjaku bën thirrje për gjak.Ai do të presë autorët e vrasjes së djalit e tij dhe kur të dalin nga burgu nuk do të ketë mëshire, thuhet në shkrimin e realizuar nga "Il Sito di Firenze". Por gjakmarrja fillon. Një muaj më vonë, një makinë plot dinamit shpërthen në shtëpinë e familjes Shkreta dhe plagoset një fqinj. Pak ditë më pas kryefamiljari Mark Shkreta ishte viktimë e një prite. Por seria e vrasjeve dhe dhe dëshira për hakmarrje nuk ndalon këtu, akti i fundit i tragjedisë u zhvillua më 4 nëntor. Një tjetër anëtar i familjes Shkreta është ekzekutuar në të njëjtën pritë, një tjetër është plagosur rëndë. Nga dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes thuhet se Jetmir Llanaj, i dyshuar për vrasjen, teksa ka qëlluar me armë ai shqipton fjalet: "Përshëndesni djalin tim në botën tjetër".Historia përfundon në Firence. Jetmir Llanaj në kryeqytetin toskan ka një numër të miqve dhe një të afërm, i cili e mbështet shumë. Autoritetet shqiptare ia kishin kaluar dosjen autoriteteve italiane, përkatësisht skuadrës së udhëhequr nga Lorenzo Bucossi. Agjentët janë vënë në gjurmët e Llanit, duke bërë dhe arrestimin etij në rrugën Belfiore në bordin e një makinë të vogël. Llani nuk ka bërë rezistencë, por nga portifolli i tij nga nxjerrë foton e djalit të vrarë duku ua treguar policëve e më pas ka shqiptuar fjalet "Ai nuk është më aty."Ndërkaq pritet që Llanaj të ekstradohet drejt Shqipërisë.