Hidhen 52 fuçi me lëndë helmuese në lumin Mat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2012, 10:15
Një sasi lëndë helmuese janë derdhur mbrëmjen e djeshme në lumin Mat.Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur 52 fuçi me lëndë helmuese duke shkaktuar ndotjen e lumit.Menjëherë në vendngjarje ka shkuar forcat e policisë së Kurbinit si dhe ekspertë të Ministrisë së Mjedisit dhe Shëndetit Publik të cilët po njihen nga afër me dëmin e shkaktuar.Ndërkohë policia e Kurbinit ka filluar hetimet për zbulimin e autorëve të cilët shkaktuan ndotje në lumin Mat.