Armët e Skënderbeut ekspozohen në Muzeun Kombëtar
Pas 500 vjetësh shuhet kureshtja e shqiptarëve për të parë nga afër armët më të cilat heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu korri fritoren e lirisë. Ka qenë 100-vjetori i pavarësisë, i cili ka sjellë nga Viena dy shpata (njëra prej të cilave ceremonial), përkrenaren , një pikturë në vaj, gravura e permasave te medha e kodeksit me të dhenat e jetës së Skendërbeut.Krerë të lartë të qeverisë, parlamentarë, autoritete të larta austriake dhe qindra qytetarë janë mbledhur në këtë ngjarje, e cila vjen për hëtë të parë në historinë shqiptare.“Sot në këtë moment sytë, mendjet, zemrat e mbarë shqiptarëve janë të drejtuar në këtë muze dhe përjetojnë me emocionin më të madh rikthimin në dheun e vet të armëve të Skënderbeut, prijësit të përjetshëm të kombit shqiptar. Ndaj dhe mirënjohja ime por edhe i mbarë shqiptarëve nuk mund të paraqitet sot me fjalë.Luftrat e Skënderbeut, krenaria që ai ngjalli tek shqiptarët kaluan nga brezi në brez ndaj dhe ju sot keni mirënjohjen më të thellë të të gjitha brezave që tek armët shohin Skënderbeun, prijësin e tyre të gjallë” tha Berisha.“Ky rast dëshmon edhe një herë miqësinë e dy kombeve tona jo vetëm në fushën e kulturës po edhe më gjerë. Jam i lumtur që në këtë 100-vjetor Austria kontribon me sjelljen e armëve të Skënderbeut në Shqipëri” tha zëvendëskancelari i Austrisë, njëkohësisht ministri i Jashtëm austriak, Mikael Spindeleger. Përkrenarja peshon rreth 3000 gramë, ajo është ngjyrë e bardhë me rrafshe të arta dhe ka sipër një kokë dhie të artë me dy brinjë. Njëra shpatë është me dorezë kadifeje në të cilën shënohet emri i Skëndërbeut dhe peshon 1300 gr.Shpata tjetër është me dorezë lëkure, e cila nga pesha e rëndë dhe prej shenjave të gjakut që duken është më e madhërishme, pesha e të cilës është 3.2 kg. Nën masat e rrepta të sigurisë , për qyetarët ekspozita me armët e Skëndërbeut do të qëndrojë e hapur deri më datën 13 janar 2013.