Kuvend, nuk hidhen në votim tre ligjet për statusin

Opozita ka refuzuar të votojë edhe sot tre ligjet e kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit të kandidatit.Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar që në fillim të hidhet për votim ligji për Gjykatën e Lartë i cili ashtu edhe projektligj për nënpunësin civil si dhe reforma parlamentare ishin të vendosura në axhendën e Kuvendit por kjo kërkesë e kryeparlamentares nuk është pranuar nga opozita.Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit i bëri thirrje ligjvënësve që ti kushtojnë një rëndësi të madhe projekt buxhetit të vitit 2013.“Sot në mëngjes është mbledhur konferenca e kryetarëve ku është ftuar Ministria e Financave për të diskutuar dhe është miratuar dhe kalenderi i punës. Do ju lutesha të avazojmë me buxhetin” ,tha Topalli.Ndërkohë Kuvendi miratoi edhe zgjedhjen e deputetit të PS-së Auron Tare si anëtar i komisionit të arsimit ndërsa deputeti Gazmend Oketa është zëvendësuar në komisionin e sigurisë nga deputeti i PD-së për qarkun e Dibrës, Bedri Hoxha.