Prezantohet në Konferencën e Kryetarëve buxheti i 2013-ës
Ministria e financave ka prezantuar sot në Konferencën e kryetarëve buxhetin e vitit 2013.Buxheti është prezantuar nga Zv. ministri i financave Nezir Haldeda i cili ka bërë edhe një përmbledhje të ecurisë ekonomike përgjatë vitit 2012.“Të ardhurat kanë performuar më dobët se sa parashikimet por megjithatë ato kanë pësuar rritje në krahasim me vitin e kaluar. Gjithashtu janë ruajtur parametrat duke mbajtur nën kontroll shpenzimet” tha Haldeda.Sipas Zv.ministrit punësimi ka pësuar rritje në gjysmën e dytë të vitit ndërsa janë rritur edhe rrogat dhe pensionet.Duke iu referuar buxhetit të vitit 2013, Haldeda theksoi se prioritet është vijimi i politikës së rritjes së pagave dhe pensioneve si dhe praktika lehtësues për bizneset. Sipas Haldedajt qeveria buxheti 2013 i jep shtysë rritjeve me ritme të shpejta të ekonomisë."Buxheti llogaritet në masën 409 miliardë lekë. Totali i të ardhurave në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2013 parashikohet të arrijë në nivelin e 360.6 miliardë lekëve, me një rritje prej 5.3 % kundrejt të ardhurave të pritshme për vitin 2012, ose në nivelin 25.2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto” tha ai.Sipas tij shpenzimet totale buxhetore për vitin 2013 parashikohen në masën 409 miliardë lekë ose 28.6 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.Ndërkohë nesër projektbuxheti 2013 do të prezantohet nesër në komisionin e ekonomisë nga ministri i financave Ridvan Bode dhe më pas do të nisë shqyrtimi në komisione.