Berisha: IT, ka bërë transformimin më të thellë të vendit.
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se teknologjia e informacionit ka bërë transformimin më të thellë të vendit.Duke folur në konferencën për historinë e IT-së në Shqipëri, kryeministri Berisha theksoi se gjatë këtyre 6 viteve perimetrimi i internetit është rritur dhe ËEB-i sot është në fuksion të qytetarëve"Po të kthehemi 6 vite më parë përdorimi i internetit ishte i ulët. Sot këta tregues janë rritur shumë herë dhe perimetrimi i internetit në Shqipëri është mbi 60 përqind. Qeveria e ka pasur prioritet projektin “Shqipëria dixhitale” por pa përkushtimin tuaj kjo nuk do të ndodhte. Nuk ka një sektor që të ecë me më shumë fuqi sesa kjo fushë” tha Berisha.Sipas tij, shqiptarët komunikojnë sot më shumë se 17 vende në Bashkimin Europian duke përdorur edhe rrjetet sociale.