Pas mosmiratimit të tre ligjeve, BE vë kusht zgjedhjet për statusin

Nuk është vetëm data e mbajtjes së zgjedhjeve çelësi i suksesit për mbajtjen e tyre sipas standarteve demokratike. Pas takimit që ka zhvilluar me kryetaren e KQZ-së, Lefteri Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba, ambasadori i Bashkimit Europian, ndërsa tha se cilësia e zgjedhjeve mbetet test kritik për procesin integrues të Shqipërisë , në mënyrë të vecantë për hapjen e negociatave. Në këtë kontekst ai u shpreh besimplotë ndaj KQZ së re, ndërsa garantoi mbështetjen e BE-së qoftë edhe finaciarisht.“Cilësia e mirë e zgjedhjeve në përputhje me standardet do jenë një test kritik për procesin drejt intregrimit, në mënyrë të vecantë për hapjen e negociatave.Theksova se duhet të kemi një përgatitjetje të zgjedhjeve në kohën e duhur, nevojën për të patur konsensus në punën e KQZ, si dhe anëtarët e saj, si dhe detyrën që ka KQZ dhe anëtarët e saj. Kam shprehur dhe gadishmërinë e BE për të ndihmuar edhe me fonde nga BE. Vura re që ka një vullnet të mirë dhe një vetëdije të fortë për të ecur përpara” tha ai.Lidhur me tre ligjet për statsusin kandidat Sequi u shpreh se “pozicioni i BE-së dihet tashmë dhe është theksuar përherë nuk kam ndonjë mesazh të veçantë për të bërë”.Ambasadori Sequi ka komentuar edhe procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri, ku tha se ky proces duhet të jetë transparent dhe kushtetues.“Po shqyrtojmë aspektin ligjor dhe kushtetues për këtë cështje. Për BE pavarësia dhe konsolidimi i institucioneve është guri i themelit, sidomos kur bëhet fjalë për prokurorinë. Cdo proces duhet të jetë kushtetues dhe transparent. Në cdo vend eruropian dmth edhe në Shqipëri cdo person që ka një pozicion institucional, përfshirë edhe Kryeprokurori duhet të jetë një individ që është tejet profesional, të ketë integritet dhe të ofrojë pavarësi të llogaridhënies.