Durrës, plagosje me armë pranë godinës së Tatim-Taksave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2012, 11:57
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit.Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së tatim taksave të qytetit bregdetar ku një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.