Zogu dënohet të mbajë vetëm një Flamur

Rikthimi i eshtrave Ahmed Zogut në atdhe pas 73 vitesh dhe organizimi dinjitoz nga qeveria shqiptare përveç debatit shkakton një ndjellakeqë kolektive. Fatkeqësitë e kanë rrëzuar Shqipërinë 99 herë dhe për çdo herë emrin e saj e kanë lartësuar pacifistët, rilindësit. Drama me 6 akte nis në prill 1939. Akti 1: Shpura e Zogut e cila kishte mësyrë vite më parë nga veriu tash dukej se do ta shtrinte pushtetin e saj edhe në jug. Nata e tradhtoi këtë karvan të zi e të veremosur. Akti 2:Në tetor 1940 dy zyrtarë ballkanas i kërkuan Zogut të kthehej në atdhe dhe bashkë me gjeneralin Jorgo Metaksa të drejtonin njësitet guerile në kufirin grekoshqiptar për të çliruar vendin. Legjenda e avionit të rrëzuar me të cilin do të udhëtonte rrëfehet vetëm nga shpura mbretërore, d.m.th përralla me mbret. Akti 3: Që Zogu të hynte në Shqipërinë komuniste ishte njësoj si të hidhje monedhën dhe kjo e fundit të mbetej në ajër. Dëshira e Zogut për ta nxitur Egjiptin drejt krijimit të një bote arabe të bashkuar, të përbërë nga të gjithë popujt islamikë, përfshirë edhe Shqipërinë, u rrëzua si një monedhë me fytyrën e atij që e kishte shpallur “Armik të popullit”. Akti 4: Në prill të vitit 1961 pas një sëmundjeje mallkuese Ahmed Zogu mbyll sytë me dëshirën që eshtrat e tij të prehen në atdhe. Akti 5: “Leka bëhet kurban”. Në vitin 1997 me një kobure në dorë dhe me një shpurë mbështetësish Leka Zogu, i biri i Ahmedit ushtroi gjithë potencialin e tij për të hipur mbi fronin e të atit...Akti 6: Pasi kishte nderuar i lehtësuar shemrin e tij me ceremoni protokollare varrimi, në nëntor të vitit 2011, një vit më pas, në datën që përkon me çlirimin e Tiranës, ish-presidenti gjerbi kafen e mortit të Ahmed Zogut. Masa e ndoqi me vëmendje dramën. Mbi të varrosurin veç dheut dhe që mbante mbi eshtra krejt papritur gjithçka kthehet kokëlart. I destinuar të rendte pas gjithë flamujve tani Ahmed Zogu do të mbajë (ndoshta) përjetë Urdhrin e Flamurit shqiptar. Burimi