Suksesi i kardiokirurgëve, operacioni në zemër vetëm 10 cm

Fatos Demko është 46 vjeç dhe prej kohësh vuan nga probleme të zemrës. Pas kontrolleve të herpashershme në spitalin e Korçës por edhe në QSUT, mjekët i dhanë shpresën do shërohej pas një ndërhyrje kardiake. Në fakt Fatosi, është vetëm njëri nga 9 pacientët me të njëtin problem shëndetësor dhe ka arritur të kryej ndërhyrje në zemër nga një e çarë vetëm 10 cm.Ky operacioni i rrallë është kryer edhe në dy pacinentë të tjerë, tek një mashkull dhe tek një femër. Pacientët gëzojnë shëndet të plotë dhe kardiokirurgu Edvin Prifti tregon se si është ndërhyrjë.Operacioni është asistuar edhe nga mjekët italian. Ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo tha se suksesi i kardiokirurgëve e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Ballkan për ndërhyrje të tilla, të rralla.Drejtori i QSUT-së Edmond Rrushi thotë se me profesionalimi i mjekëve po ashtu edhe vendosja e aparaturave do ti kthej këto ndërhyrje në traditë, sa herë të ketë pacientët me këto probleme.