Panariti vizitë në Berlin, merr pjesë në konferencën e ASPEN

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, u nis në Berlin për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore të organizuar nga Instituti ASPEN, e cila zhvillohet në datat 22-24 nëntor.Në këtë konferencë do të marrin pjesë Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, Zëvendësndihmës Sekretar Shteti i Departamentit Amerikan të Shtetit, z.Philipp Reeker, si dhe personalitete nga Turqia dhe Rusia.Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri Panariti do të zhvillojë edhe një sërë takimesh dypalëshe, si ai me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme të Bundestagut, z. Ruprecht Polenz dhe përfaqësues të tjerë të politikës gjermane.