Balla: Është deformuar stema e flamurit kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2012, 13:52
Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka deklaruar sot se të gjithë flamujt kombëtarë që mbahen aktualisht në institucionet shtetërore nuk janë flamujt zyrtarë kombëtarë, por të deformuar.Në një prononcim për mediat jashtë parlamentit, Balla ka treguar me foto se flamuri pas shpinës së kreut të qeverisë, Sali Berisha paraqet një shqiponjë me gjuhë të prerë, sqep te zgjatur e kokë të deformuar.“E tillë është edhe stema e parlamentit, pas shpinës së zonjës Xhofezine e cila është në shkelje të ligjit që përcakton qartë përmasat e stemës dhe flamurit” tha Balla.Madje sipas tij, edhe presidenti i vendit, Nishani është betuar para një flamuri të deformuar. “Presidenti është betuar para një flamuri me shqiponjë pa gjuhë e më sqep të zgjatur” tha Balla.