Kapen 100 kg kanabis në aksin Tiranë-Trogozhinë, 3 në pranga
Sekuestrohen në segmentin rrugor Tiranë-Rrogozhinë sasia prej 100 kg lëndë narkotike cannabis ndërsa arrestohen 3 persona dhe një tjetër shpallet në kërkim.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Leonard Vasil Rraci, 34 vjec, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, Ervin Sofokli Xhavara 28 vjeç dhe Agim Hiqmet Hodo 28 vjeç të cilët u kapën në flagrancë gjatë trasportimit të sasisë prej 100 kg lëndë narkotike, e cila ishte e paketuar dhe e fshehur në dy automjete.Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se kjo sasi lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion, trafikimin dhe më pas shpërndarjen në Kryeqytet si dhe vendet fqinje me Shqipërinë.Sipas policisë, ky operacion vazhdon pasi aktualisht po punohet intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarje të lëndës narkotike cannabis.