Devoll, arrestohen 6 të kërkuar për vjedhje
Policia e Devollit ka bërë të mundur arrestimin e 6 personave të cilët ishin shpallur në kërkim për vjedhje.Burime nga policia bëjnë me dije se janë ndalur për vjedhje shtetasit Daniel Hydri Backa 26 vjeç, i dënuar me 16 ditë burg, Xhuljan Nuri Zhuleku 20 vjeç, i dënuar me 6 muaj burg, Kristaq Vasillaq Shopi 18 vjec, i dënuar me 4 muaj burg.Gjithashtu policia ka ndaluar për të njëjtën vepër penale edhe personat e shpallur në kërkim Marsel Urim Buçi 24 vjec, Amarildo Bashkim Manoli 20 vjec, Gjergji Engjellush Spaho 19 vjec, i dënuar më parë për vjedhje.Këta persona të shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçe i ka dënuar për veprën penale të "Vjedhjes" dhe konkretisht Marsel Buçin me 6 muaj burg, Amarildo Manolin me 7 muaj burg dhe Gjergji Spahon me 7 muaj burg. Këta shtetas janë autore të vjedhjes së 20 shinave prej hekuri neëminierën e fshatit Bitincke-Devoll, ngjarje kjo e ndodhur ne dt.13.03.2012.