Largimi nga komisioni i sigurisë, Oketa: S`jam në dijeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2012, 12:57
Deputeti Gazmend Oketa ka reaguar sot pas votimit në seancën plenare, të largimit të tij nga komisioni i sigurisë dhe zëvendësimin me deputetin Bedri Hoxha.Në një prononcim të shkurtër për mediat Oketa ka deklaruar se nuk është njohur ende me shkresën e largimit të tij si anëtar i komisionit të sigurisë.“Nuk jam njohur me shkresën. Ka dy momente ku e para është leximi i ngurtë i rregullores por ka edhe një moment tjetër ku një deputeti i lihet mundësia për të qënë anëtar i një komisioni” tha Oketa.