Buxheti i 2013-ës, Malaj: Po tentohet të hiqet kufiri i borxhit
Deputeti i PS-së Arben Malaj ka deklaruar se po tentohet të hiqet kufiri i borxhit publik ndërsa paralajmëroi që buxheti i vitit 2013 mund të përdoret nga qeveria për qëllime elektorale.“Në ligjin organik të buxhetit do tentohet të hiqet edhe kufiri i vendosur një kufi për borxhin kjo do të thotë që rritet papërgjegjshmëria. Qeveria ka për detyrë të komunikojë me qytetarët se çdo do të ndodhë në vitin 2013 me pasuritë e tyre. Sigurisht do të ketë presione populiste dhe do të shohim se si kjo qeveri e ka përdorur buxhetin për qëllime elektorale” tha Malaj.Malaj ka reaguar edhe për deklaratat e kryeministrit berisha se buxheti i 2013-ës është më i madhi në historinë e vendit.“Buxheti 2013 do ketë një diskutim të plotë në komisionin e ekonomisë. Kryeministri thotë që është më i madhi sepse në shifra buxheti nga viti në vit është më i madh por në të ardhurat e shqiptarëve është më i vogli dhe për varfërinë e tyre është më i madhi. Buxheti pati një pikënisje të keqe pasi është publikuar me vonesë dhe në kundërshtim me ligjin. Buxheti ka dështimet e qeverisë në vitin 2010-2011 ku qeveria i miratonte me një optimizëm të theksuar. Ne kemi parë që nuk janë arritur të ardhurat, kemi parë që janë bërë shkurtime gjatë vitit të buxhetit. Mjafton të shohësh që është tejkaluar deficiti, janë rritur kreditë e këqija për të kuptuar se ekonomia është në krizë. Ekonomia e Shqipërisë është prekur nga keqqeverisja dhe nga kriza ” tha Malaj.