Subashi: Fieri mbetet kusht. Paloka: Tërheqja e PS-së, e turpshme

Deputeti i PS-së Armando Subashi ka reaguar për çështjen e qarkut të Fierit  ndërsa ka përsëritur sërish se PS nuk është tërhequr nga çështja për këshilltarët e qarkut të Fierit.Subashi theksoi se “Fieri” vijon të mbetet kusht dhe se zgjidhja ndodhet në dorën e kryeministrit Berisha në tryezën e së cilit ndodhen edhe vendimet e gjykatave.“Nuk ka ndryshim në qëndrimin tonë për Fierin, tërheqja e padisë ka qenë për të bërë dritare të re maxhorancës të reflektojë në kushtet kur alibia u ka rënë, u ka mbetur një detyrë çfarë do bëjnë me vendimet e gjykatave. S’ka çështje për gjykim, vetëm vendime të formës së prerë. Çfarë do të bëjë Berisha me to? “- ka thënë Subashi.Menjëherë deklaratave të tij i është përgjigjur deputeti i PD-së Edi Paloka i cili i ka cilësuar si absurde deklaratat e PS-së se tre ligjet e kërkuara nga Brukseli nuk janë kaluar në komision."Ligjet janë kaluar në komision.  Bëhet fjalë për 3 kushte që BE-ja i ka dhënë Shqipërisë dhe kjo që thonë sot  ata është absurde pasi kur ligjet vinin në komisione, deputetët e PS-së largoheshin nga mbledhja edhe pastaj thonë që ligjet s`janë kaluar” tha Paloka.Ai ka theksaur se PS-ja u tërhoq në mënyrë të turpshme nga çështja e Fierit, pas kalimit të afatit për votimin e 3 ligjeve."Rama mendon se dëmton mazhorancën me vendimet, por është e kundërta. Një kryetar partie si ai është vetëm në favor të PD-së" tha ai