Vrasja në Shkodër, arrestohet një 16-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2012, 08:45
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 16-vjeçar si të dyshuarin kryesor të ngjarjes së ndodhur pranë godinave të studentëve të Universitetetit "Luigj Gurakuqi" ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Alfred Vuka nga fshati Bardhaj i komunës Rrethina i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 24-vjeçarit Aleksandër Qarri dhe plagosjes së Lekë Markut dhe Aleksandër Begejas.Sipas policisë objekt i sulmit ka qënë një prej të plagosurit dhe konkretisht 37-vjeçari Marku i cili ka patur konflikte gjakmarrje dhe jo viktima.