Gjirokastër, kapen 200 kg marijuanë, në kërkim transportuesi

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 200 kg marijuanë ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është kapur në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër në një automjet pa targa.Sipas policisë,  drejtuesi i automjetit porsa ka parë që e ndiqte policia ka shtuar shpejtësinë dhe  ka devijuar rrugën nacionale duke u futur në një rrugë dytësore në krah të varrezave të qytetit, ku dhe ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpjetësi duke përfituar nga errësira.Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku nga  kqyrja që iu bë automjetit u gjetën 200 pako të mbushura me marijuanë të mbështjella me letër natriban , me peshë 1 kilogramë secila.Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e drejtuesit të automjetit i cili është një 24 vjeçar nga fshati Lazarat  ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.Sipas policisë lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë.Ndërkohë një ditë më parë policia e Gjirokastrës sekuestroi 30 kg mariuanë ndërsa arrestoi edhe dy transportuesit e saj, dy vëllezër nga Berati.