Itali, arrestohet shqiptari, u kap me 2 kg heroinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2012, 07:57
Një 47-vjeçar,shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur me drogë.Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është kapur me 2 kg drogë të llojit heroine dhe kokainë.Sipas policisë italiane 47-vjeçari shqiptar i cili punonte si murator akuzohet për shpërndarje droge në qytetin Padova të Italisë.Arrestimi i 47-vjeçarit në Padova është në vazhdën e një serie aksionesh anti-drogë të ndërmarra nga policia italiane në qytete të ndryshme të vendit.