“Ismail Qemaili u helmua”, zbulimi për burrin e shtetit nga gazetari Qafoku
Ai që i dha pavarësinë Shqipërisë dhe ngriti flamurin në Vlorë më 1912, në 100-vjetorin e krijimit të shtetit vjen ndryshe. Në një dokumentar të realizuar nga gazetari Roland Qafoku, tregohet medalja tjetër e burrit të shtetit shqiptar, duke hedhur dritë mbi jetën e tij private. Nga fëmijëria e deri të vdekja e tij e dyshimte.E për të gjithë këtë punë, gazetarit Qafoku i janë dashur 10 vjet punë investigative, për të shëtitur aty ku kishe shekelur 100 vjet më parë këmba e Ismail Qemalit e për të rrëfyer jetën pas petkut të burrit të shtetit.Në dokumentarin, i cili u transmetua në Universitetin e Arteve ishin të ftuar personalitete të politikës, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ish presidenti Alferd Mosiu, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha si dhe nuk kanë munguar as njerëz të medias, gazetarë të shtypit të shkruar dhe atij viziv.