TOB mbyll tre netë premierë të operas “Scanderbeg” për 100 vjetor

Kanë përfunduar emocionet e operas "Scanderbeg" të kompozitorit të njohur Antonio Vivaldi në TOB. Për tre netë me radhe publiku shqiptar ka shijuar premierën e parë absolute të vënë në skenen e Teatrit të Operas në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.Personazhi i Skenderbeut i eshte besuar Armando Likes.Ngjarjet zhvillohen ne muret e kalase se Krujes, e cila ishte e rrethuar nga armiku i Skenderbeut, Sulltan Murati. Ushtaret otomane rrembejne Doniken, te cilen pas peripecive te shumta Skenderbeu e shpeton.Drama muzikore me dy akte, me libret të Antonio Salvit, eshte dirigjuar nen kujdesin e vete Maestro Zhani Ciko.Vepra nuk ishte interpretuar me pare edhe ne bote, qe prej premieres se saj ne teatrin "La Pergola" te Firences ku hapi sezonin koncertor ne vitin 1718. Kjo edhe sepse asaj i mungonin disa pjese.Pas nje restaurimi te gjate e te kujdesshem dhe fale ndihmeses se dhene nga kompozitori italian Francesco Venerucci, pjeset e munguara jane plotesuar, duke e sjelle vepren me te plote ne kete shfaqje te vecante te saj ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise.