“Princesha Teutë” vjen për fëmijët në këtë 100 vjetor të pavarësisë

Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit, një shfaqje e vecantë është organizuar edhe për fëmijët. Nën kujdesin e zonjës. Liri Berisha është vënë në skenë teatri “Princesha Teutë”, e cila ka sjellë për vogëlushët një pjesë të zakoneve dhe traditave popullore nëpërmjet një rrëfimi të thjeshtë.E pranishme në këtë shfaqje ka qenë edhe Zonja e parë e vendit, Odeta Nishani, e cila ka ndjekur shfaqjen së bashku me fëmijët. Shfaqja tatrore me kukulla ka si synim që të njohë fëmijët me muzikën, kulturën dhe vallet tradicionale shqiptare.Spektakli u mirëprit me duartrokitje të shumta nga spektatorët e vegjël, por edhe prej prindërve të tyre. Shfaqja u vu në skenë prej regjisorit Italian, Paolo Comentale, ndërkohë që interpretuan aktorët e mirnjohur si Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari dhe Jorida Marsi.